Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin, kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët gjermanë

Share

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.

Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Gjithashtu, ai zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Për këtë udhëtim, ai mori leje nga SPAK, pasi vijon të jetë nën hetim nga autoritetet shqiptare.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button