Vr*sja në Tiranë/ Babai: Nuk doja ta vr*sja djalin, goditi të motrën dhe situata doli jashtë kontrolli
Në familjen ku babai i moshuar vrau djalin duke e goditur me thikë në tryezën e bukës ka zi dhe dhimbje, pas ngjarjes në shtëpinë që ndodhet në zonën e njohur si Kodra e Priftit në Tiranë.
74-vjeçari Hekuran Gjoni që u vu zyrtarisht nën pranga me akuzën e vrasjes së të birit 37-vjeçar Asimit, ka rrëfyer se si bullizimi dhe dhuna bënë që darka të përfundonte me krim.
Ai ka pretenduar se djali e tallte në vazhdimësi dhe këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e të shtunës në kohën kur e gjithë familja ishte në tryezë.
Por Hekuran Gjoni citohet të ketë thënë se ishte goditja e të birit ndaj motrës akti që sipas tij bëri që situata ti dalë jashtë kontrollit dhe ta godasë me thike.
Në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se nuk donte të përfundonte kështu.
37-vjeçari Asim Gjoni, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në Spital për shkak të plagëve që mori, ndërsa i Ati 74-vjeçar do të përballet me drejtësinë me akuzën e vrasjes .