Viti i Transformimit për Industrinë e Pagesave në Shqipëri – Fast News Economy
Viti 2025 pritet të jetë një pikë kthese për sektorin e pagesave në Shqipëri dhe rajon, duke sjellë ndryshime që do të transformojnë mënyrën se si individët dhe bizneset menaxhojnë financat dhe kryejnë transaksionet e tyre mujore.
Futja e Bankingut të Hapur (Open Banking) – një sistem që mundëson ndarjen e sigurt të të dhënave financiare ndërmjet individëve, bizneseve, bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare – ka hapur një epokë të re për ekonominë shqiptare.
Në të ardhmen e afërt, pritet të rritet transparenca, të ofrohen shërbime më të personalizuara dhe të forcohet konkurrenca në tregun financiar. Por si do të arrihet kjo? Disa nga mekanizmat kryesorë përfshijnë Bankingun e hapur, SEPA, rritjen e përfshirjes financiare dhe përmirësimin e zgjidhjeve dixhitale – të cilat analizohen më në detaje më poshtë.
Open Banking – Transparencë dhe gjithëpërfshirje
Në Shqipëri, Bankingu i hpaur pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në shërbimet financiare për të gjithë. Ky sistem, sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera të zhvilluara, pritet të forcojë konkurrencën midis institucioneve financiare dhe rrjedhimisht të sjellë produkte / shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Përfitimet kryesore përfshijnë:
- Veprime / transaksione më të shpejta dhe të sigurta.
- Më shumë zgjedhje dhe fleksibilitet për klientët dhe bizneset.
- Nivel i ri dixhitalizimi, i cili pritet të fuqizojë ekonominë vendase.
SEPA – (Single Euro Payments Area)
Integrimi i Shqipërisë në sistemin SEPA është një tjetër hap i rëndësishëm drejt stabilitetit financiar dhe integrimit evropian. Mirëpo, si përkthehet ky integrim në jetën e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve:
- Për diasporën shqiptare pritet të sjellë një rritje në 5-7% në remitancat vjetore.
- Për bizneset dhe individët pritet të ketë ulje kostosh operative çdo vit.
- Për Investimet e Huaja Direkte (FDI), sipas ekspertëve, projektohet të ketë një rritje me 5-8% brenda dy viteve të para.
Në nivel makro për ekonominë vendase pritet të sjellë stabilizim financiar, vecanërisht në qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit, I cili ka pasur luhatje të mëdha gjatë dy viteve të fundit; si edhe dhe parashikohet të ketë rritje edhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 0.5-1% në PBB-në vjetore.
Regjistrim Digjital dhe Firmosja Elektronike
Sikurse po vihet re edhe me trendet e dy viteve të fundit, procesi i regjistrimit të klientëve në platformat financiare në mënyrë totalisht digjitale është një domosdoshmëri tashmë. Dy janë proceset më të rëndësishme, regjistrimi digjital dhe firmosja e kontratës elektronike! Përdorimi i Regjistrimit Dixhital / Digital Onboarding dhe Firmosjes Elektronike u mundëson individëve dhe bizneseve të kursejnë kohë dhe të minimizojnë kostot, dhe më konkretisht kjo do të thotë:
- Eliminimin e dokumenteve fizike dhe burokraci.
- Firmosje e shpejtë dhe e sigurt në distance, duke mos patur nevojë të shkojmë në sportele.
- Një përvojë moderne dhe e thjeshtë për klientët.
Portofoli Digjital – E ardhmja e Menaxhimit Financiar
Për mbi 15 vite, EasyPay ka sjellë zgjidhje novatore për menaxhimin e financave. Në 2014, EasyPay prezatoi portofolin e par֝ë digjital në Shqipëri, I cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e përfshirjes financiare në vend dhe po vijon edukimin financiar me qëllim transformimin e mënyrës se si paguajnë individët. Platforma EasyPay ka sjellë zgjidhje për klientin fundor dhe për Bizneset e Vogla dhe të Mesme në cdo skaj të vendit, duke i ofruar:
- Pagesa të shpejta dhe të sigurta kudo dhe kurdo.
- Kontroll dhe lehtësi në menaxhimin e faturave dhe shpenzimeve mujore.
- Zgjidhje të personalizuara për klientë, qofshin biznese a individë.
E-commerce dhe Open Banking – Një Binom i Përsosur
Një ndër sektorët që padyshim do të përfitojë më shumë nga Bankingu i hapur është sektori i e-commerce në Shqipëri. Me implementimin e Bankingut të hapur, bizneset do të kenë mundësi të integrojnë zgjidhje të avancuara për pagesa direkte nga llogaritë bankare të klientëve, duke ulur tarifat e transaksioneve dhe duke përmirësuar ndjeshëm shpejtësinë dhe sigurinë e tyre. Për konsumatorët, kjo nënkupton një proces blerjeje më të thjeshtë, të personalizuar dhe pa pengesa. Si rezultat, pritet një rritje e përdorimit të tregtisë elektronike dhe një zhvillim i mëtejshëm i këtij sektori në ekonominë shqiptare.
E ardhmja është tani!
EasyPay ka qenë lider në industrinë e pagesave, duke sjellë zgjidhje që kanë transformuar mënyrën e të bërit biznes. Me procesin e regjistrimit dixhital / digital onboarding, firmosjen elektronike, dhe bankingun e hapur, EasyPay po ndërton një të ardhme ku gjithçka është më e lehtë, më e shpejtë dhe më e sigurt për të gjithë.
2025 premton të jetë një vit transformues, dhe EasyPay është këtu për të lehtësuar këtë process nëpërmjet teknikave të vazhdueshme për të rritur përfshirjen dhe edukimin financiar në vend!
Huazuar nga fastnewseconomy.com