Aktualitet dhe Lajme

Shpërblim për familjet në nevojë, ministrja Albana Koçiu: Ja kush përfiton

Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe personat invalidë e kujdestarët e tyre.

“Sot dua të njoftoj se për të gjithë familjet dhe të gjithë individët që përfitojnë nga skema dhe programi për mbrojtjen sociale. Me vendimin më të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale”.

Nga kjo skemë, përfitojnë 275 mijë familje.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button