Bashkia Bulqizë paraqet buxhetin 2025, pjesë më e madha e shpenzimeve shkon për pagat e personelit dhe infrastrukturën
Bashkia Bulqizë do të paraqesë të enjten (26 dhjetor 2024) për miratim në Këshillin Bashkiak, projekt-vendimin për buxhetin e vitit 2025. Bashkia Bulqizë ka planifikuar një buxhet prej 931.154 mijë lekësh, i cili do të financohet nga burime të ndryshme. Për vitin 2025, të ardhurat do të ndahen si më poshtë:
– 125,663 mijë lekë (15%) nga të ardhurat e veta,
– 366,865 mijë lekë (48%) nga transfertat e pakushtëzuara,
– 163,085 mijë lekë (21%) nga transfertat specifike,
– 76,44 mijë lekë (10%) nga transfertat e pakushtëzuara të trashëguara,
– 32,000 mijë lekë (4%) të ardhura të trashëguara,
– 20,520 mijë lekë (2%) nga transfertat specifike të trashëguara.
Nga këto të ardhura, 14% do të vijnë nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa 45% do të jenë transfertat e pakushtëzuara. Të ardhurat nga taksat e ndara dhe tarifat vendore do të përbëjnë rreth 41% dhe 44% të të ardhurave të veta vendore.
Shpenzimet për vitin 2025 do të jenë të ndara në:
– 431,314 mijë lekë (46%) për pagat dhe shpenzimet e personelit,
– 226,171 mijë lekë (24%) për shpenzimet operative,
– 273,669 mijë lekë (23%) për shpenzimet kapitale.
Një tjetër rritje është edhe në transfertat e pakushtëzuara për vitin 2025, të cilat do të kenë një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024.
Investimet më të mëdha përfshijnë 127 milionë lekë për rrugën Çerenec-Viçisht në Gjoricë dhe 49,828 milionë lekë për rrugët në fshatrat Bllacë, Shtushaj dhe Zogjaj në Shupenzë.