Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri
Aksidentohet në Dibër, gazetarja Ledjona Xheladinaj
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Peshkopi – Melan, shtetasja L.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, teksa drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur e lënduar 35-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.