Aktualitet dhe Lajme

Një tjetër shtet kërkon ndalimin e rrjetit TikTok

Share

Edhe në Egjipt flitet që të mbyllet TikTok. Deputeti egjiptian Essam Diab, argumenton gjithashtu se rrjeti TikTok është kërcënim identitetin dhe etikën në shoqërinë egjiptiane.

Diab i kërkoi zyrtarisht kryeministrit Mostafa Madbouly dhe ministrit të informacionit e komunikimeve Amr Talaat të ndalojnë TikTok në vend, për shkelje të vlerave të shoqërisë e familjes, duke rihapur këtë debat në vendin arab me popullsinë më të madhe.

Në një shkrim Diab njoftonte se kishte dorëzuar kërkesat te Madbouly e Talaat, duke nxitur bllokimin e pakufizuar të programit, për përhapje të “të shthurjes e lakuriqësisë mes të rinjve të fëmijëve”.

Egjipti është aktualisht vendi me numrin e 11-të më të madh në botë të përdoruesve, teksa në aplikacion janë regjistruar 37 milionë prej tyre, sipas monitoruesve ‘We Are Social’.

Në një sondazh të vitit 2023 në vend, rrjeti TikTok ishte i treti më i përdorur pas platformave Facebook e Instagram. Parlamentari shpjegonte se TikTok duhet të ndalohet në Egjipt “deri në qartësimin e legalizimin e rregullave të ruajtjes së traditave dhe kulturës” nga qytetarët egjiptianë.

Diab shprehte gjithashtu shqetësime për sigurinë kombëtare si dhe fitimet e publikuesve të TikTok nga milionat e shikimeve në Egjipt. Qeveria egjiptiane ka vendosur rregulla të ashpra në përdorimin e rrjeteve sociale dhe shpesh femrat egjiptiane në rrjetin TikTok, janë ndaluar dhe akuzuar për “shkelje të vlerave familjare, sipas një ligji vendas për internetin të miratuar në 2018, për monitorimin e përmbajtjeve, shkruan rrjeti The newarab.

TikTok, i krijuar nga kompania kineze ByteDance në 2016, ka shkaktuar shqetësime sigurie në disa vende dhe është ndaluar në 19 prej tyre, pasi algoritmat që kontrollojnë shpërndarjen e përmbajtjeve janë me dy standarte, mes Kinës dhe vendeve të tjera, sipas ankesave. TikTok është ndalaur pjesërisht ose tërësisht në Indi, Iran, Korenë e Veriut, dhe i kufizuar në Britani, Francë, Kanada e Australi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button