Aktualitet dhe Lajme
Përmbytja e rrugëve në Tiranë, qytetarja përpiqet të pastrojë vetë pusetën pranë rrugës “Myslym Shyri”
Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit, duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë.
Situatë e rënduar është paraqitur edhe në Tiranë, ku pranë rrugës “Myslym Shyri” një grua është parë duke e lëvizur vetë kapakun e pusetës së kanalizimeve, me qëllim që të mos bllokohej dhe rrjedha e ujërave të shkarkohej aty pa prekur zonën ku jeton.
Në fakt kjo është një detyrë që duhet bërë nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe ujësjellës-kanalizimeve të bashkisë.
Veç këtij rasti, raportime për probleme me qarkullimi nga prezenca e ujit në rrugë ka patur dhe në zona të tjera të Tiranës gjatë ditës së sotme.