Aktualitet dhe Lajme

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, dy persona përfundojnë në spital

Share

Një grindje mes shqiptarëve  në Kos të Greqisë, ka përfunduar me plagosjen e të dy personave. Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes tyre.

Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit, ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit, e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button