Aktualitet dhe Lajme

Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Share

Enkelejd Musabelliu është emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1- Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button