fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Viti i ri akademik/ Ilir Meta: Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret

Share

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, presidenti i PL-së, Ilir Meta, teksa ka uruar studentët që ulen sot për herë të parë në auditoret e Universitetit dhe stafeve pedagogjike, ka listuar problematikat që sipas tij, përballen sot Univesitetet në vend.

“Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze”, shkruan Meta.

Gjithashtu, ai thekson se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare.

Postimi i plotë:

‍ Suksese dhe plot urime për fillimin e vitit të ri akademik për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike.

Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze.

Ndaj dhe viti i ri akademik nisi sot me protesta, të cilat i mbështes dhe i inkurajoj sepse është koha që zëri i studentëve dhe pedagogëve të dëgjohet fort.

Depolitizimi i sistemit arsimor, veçanërisht çrrënjosja e “patronazhimit” është domosdoshmëri për rritjen e besimit dhe shpresës te të rinjtë tanë për të studiuar, qëndruar, ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në Shqipëri.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare dhe Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres, të ardhme të sigurt europiane dhe vende pune me produktivitet të lartë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button