Hakim Buxhaku në krye të Shoqatës Atdhetare Dibra: Gjenerata e re dibrane sjell energji të re në Amerikë!”
Hakim Buxhaku u zgjodh sot kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra, duke marrë drejtimin e kësaj organizate të rëndësishme për komunitetin dibran në Amerikë.
Kryetari i mëparshëm, Dashnor Miftari, gjatë një prezantimi të detajuar, vlerësoi punën e tij dhe të bordit drejtues, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve me komunitetin dibran në SHBA. Një nga sukseset kryesore të tyre ishte rregullimi i gjendjes financiare të shoqatës: nga një arkë bosh, ata e lanë me një buxhet prej afro 95,000 dollarësh, një arritje që dëshmon përkushtimin e tyre.
Sipas statusit të Shoqatës, kryetari i ri, Buxhaku, do të zgjedhë një bord të ri drejtues. Risia këtë herë është se për herë të parë drejtimi i Shoqatës po merret nga gjenerata e dytë e dibranëve në Amerikë, çka pritet të sjellë një modernizim të mëtejshëm dhe një energji të re në veprimtaritë e saj. Me këtë ndryshim brezi, priten ide të reja dhe zhvillime që do ta çojnë përpara këtë organizatë të rëndësishme.
Portali “Këtu mblidhen Dibranët” dhe www.nediber.com i uron kryetarit të ri, Hakim Buxhaku, suksese të shumta në detyrën e tij të re dhe shpreson që udhëheqja e tij të sjellë akoma më shumë zhvillim dhe përparim për Shoqatën Atdhetare Dibra, duke mbajtur gjithmonë të gjallë frymën e bashkimit dhe atdhedashurisë ndërmjet dibranëve kudo që ndodhen.
I urojmë kryetarit të ri punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Shoqatës Atdhetare Dibra në Amerikë, duke shpresuar që të vazhdojë dhe të përforcojë arritjet e mëparshme në shërbim të komunitetit dibran.
Foto nga Dibra.Tv