Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Shqipëri

Share

Ivana Živković, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 9 deri më 12 Shtator 2024.

Gjatë vizitës së saj, Živković do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së.

Një nga momentet kryesore të vizitës së Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri.

Shkolla, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri.

Programi “EU4Schools”, i udhëhequr nga parimet NdërtojmëMëMirë dhe NdërtojmëSëBashku, synon të riparojë/rindërtojë institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Živković do të vizitojë Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë, pjesë e projektit “Fuqizojmë Komunitetin” i cili financohet nga USAID Shqipëri dhe zbatohet nga UNDP.

Projekti përfshin ngritjen e tre qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Qendrat ofrojnë shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë në këto tre bashki.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button