fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Berisha rikthehet në SPAK të mërkurën, Flamur Noka kërkon mobilizim për protestë

Share

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj Sali Berishës dhe siç bëhet me dije këtë të mërkurë në orën 12:00 ish kryeministri do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën për aferën Partizani.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka menjëherë i është drejtuar strukturave me një mesazh ku u kërkon të mblidhen para SPAK për të protestuar për liderin e tyre.

”Të dashur miq. Ditën e mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD, Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP .

Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e Flamur Nokës.

Fletëthirrja i ka mbërritur edhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, i cili po ashtu ndodhet në masën arrest shtëpie. Ai do të paraqitet në SPAK dy orë pas vjehrrit, rreth orës 14:00, për t’u njohur me akuzën. Siç e do procedura, Berisha dhe Malltezi do duhet të shoqërohen nga avokatët, ndërsa për shkak të masës arrest në shtëpi do duhet edhe që oficerët e policisë t’i shoqërojnë nga banesa drejt godinës së SPAK.

Ende nuk bëhen me dije akuzat që SPAK do i komunikojë Berishës dhe dhëndrit të tij. Aktualisht, të dy janë persona në hetim nga SPAK, Berisha për veprën penale Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë hetimeve SPAK të ketë ndryshuar akuzën, ose të rëndojë pozitën e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, duke pasur parasysh që ndaj familjes Berisha dhe Malltezit ka nisur edhe një hetim i hollësishëm pasuror, ku janë venë nën sekuestro preventive edhe 25 pasuri. Ky hetim u bë shkak për zgjatjen disa herë të hetimeve ku afati për zgjatjen e fundit është 2 tetori.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button