VIDEO/ Zbulohet një tunel nëntokësor në Spanjë, transportohej kanabis drejt Marokut! Në pranga 27 persona, sekuestrohen 17 ton drogë

Share

Policia spanjolle ka zbuluar një tunel të madh nëntokësor. Ka rezultuar se ishte i pajisur me shina dhe vagonë ​​që përdoren për transportimin e pakove me kanabis midis Marokut dhe Spanjës, në Ceuta.

Hetimet zgjatën më shumë se një vit, dhe rezultuan me zbulimin e ‘një labirint që i ngjante një miniere’. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, dyshohet se ky grup furnizonte jo vetëm Spanjën por edhe Evropën.

Të paktën 27 persona u arrestuan dhe më shumë se 17 ton drogë u sekuestruan gjatë operacionit.

Tuneli kishte tre nivele: një bosht për zbritje, një dhomë të ndërmjetme për ruajtjen e pakove dhe një korridor të drejtë që të çonte në Marok.”

E gjithë struktura ishte e pajisur me shina, vagonë, rrotulla dhe vinça të vegjël për transportimin e paletave të kanabisit dhe ishte ‘varrosur’ nën një depo industriale.

https://youtube.com/watch?v=vY6-KnVVVw0%3Fstart%3D43%26feature%3Doembed


Start News

Reklama
Back to top button