Aktualitet dhe Lajme

Mister shkaku/ Zjarr i madh në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Share

Një zjarr i madh, origjina e të cilit ende ngelet mister, po përpin lagjen Kordhoce të fshatit Lazarat në Bashkinë Gjirokastër. Flakët e zjarrit, të cilat po ndihmohen edhe nga era, po u afrohen banesave.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar vatrat e zjarreve që po përhapen në pjesën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë. Situata po komplikohet nga minuta në minute pasi flakët rrezikojnë banesat./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button