Aktualitet dhe Lajme

Festë për gjeorgjianët, gjejnë edhe golin e dytë përballë Ronaldos

Share

Ishte totalisht e papritur. Pasi morën avantazhin në minutën e 2′-të të sfidës falë “yllit” të Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, djemtë e Willy Sagnol kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj Portugalisë, në mitikun e Gelsenkirshenit, “Veltins Arena”.

Një penallti e fituar në minutën e 54′-t të sfidës, pas një rishikimi të aksionit nga arbitri, me sistemin VAR është finalizuar më së miri nga “bomberi” gjeorgjian, Georges Mikautadze, i cili mposht me një goditje perfektë portierin Diogo Costa. Rezultati shkon në 2 me 0.

The post Festë për gjeorgjianët, gjejnë edhe golin e dytë përballë Ronaldos appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button