Aktualitet dhe Lajme
Protesta e opozitës, hidhet molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës
Ka nisur protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.
Mbështetësit dhe qytetarët janë mbledhur para godinës së Bashkisë. Me të nisur protesta nuk kanë munguar as hedhjet e lëndëve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.
Kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Huazuar nga Lapsi.al