Aktualitet dhe Lajme

Reforma në Inspektorate, Hajdari: Do përmirësojmë klimën e biznesit. Reduktojmë…

Share

Ngritja e një komisioni rekrutimi dhe karriere, një komisioni disipline, ankimimi dhe një “revolucion” në mënyrën e vendosjes së masave administrative ndaj bizneseve në shkelje, janë ndryshimet kryesore të propozuara në draft-ligjin për reformën në inspektorate.

Inspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari prezantoi sot (21 qershor) draft-ligjin, ndërsa tha se përmes tij do të përmirësohet klima e biznesit.

Po ashtu është parashikuar të bëhet edhe një riorganizim i trupave inspektuese dhe një reduktim i inspektorateve shtetërore.

E kemi menduar riorganizimin me rreth 9 trupa të mëdha inspektimi, ku inspektoratet ndërthuren me njëri-tjetrin. Fillojmë me grumbullimin e madh të trupave të inspektimit që te Inspektorati i territorit dhe mjedisit, inspektorati i ekonomisë dhe financave, energjisë dhe transportit, sigurisë ushqimore, inspektoratet që lidhen me shëndetësinë dhe një vend të posaçëm i kemi lënë turizmit. Turizmi do të jetë një trupë e madhe inspektive. Ky lloj organizimi i Inspektorateve, roli i inspektoratit të përgjithshëm është shumë i rëndësishëm sepse do t’i mbikëqyrë në nivel vendor dhe qendror inspektoratet me qëllim uljen e barrës ndaj biznesit. Konkretisht, do punojmë që inspektoratet vendore dhe qendrore mos të bëjnë të njëjtin inspektim. Nëse një objekt e ka inspektuar inspektorati vendor, atëherë atë fushë biznesi nuk do ta inspektojë inspektorati qendrorë”.

Hajdari i mëshoi edhe faktit se do të luftohet edhe nepotizmi. Ai theksoi se të gjithë inspektorët do të jenë inxhinierë dhe se punësimi do të bëhet me konkurrim.

Të gjithë inspektorët do të trajnohen. Nëpër trupat e inspektimit do të ketë vend për inxhinmierë, nuk do ketë më vende punësimi me klientelë me nepotizëm. Me këtë draft-ligj, kjo do ndahet njëherë e mirë. Parashikohet edhe një përfaqësues nga ministria për të parë plotësimin e kushteve. Një trekëndësh, një sy i madh që sheh të gjithë veprimtarinë rekrutuese, menaxhuese, ministri, inspektorat qendror dhe inspektoprati i përgjithshëm, përfshirë edhe biznesin pjesëmarrës, një rreth katror profesionale bën transparent, shmang korrupsionin sepse katër kënde janë të vështirë për t’u kapur nga një dorë. Mendohet për herë të parë të krijohet një bord i inspektimit i cili do jetë në nivel politik, ministër ose zv.ministër, por bashkë me përfaqësues biznesi që ngrihet pranë inspektoratit të përgjithshëm dhe shikon të gjithë nivelin e inspektimit, duke parë realizimin e politikave dhe duke sugjeruar ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit”, theksoi ai.

Ndryshimet ligjore të propozuara:

  • Ngritja e komisionit të rekrutimit dhe karrierës. Parashikohet një komision për vendet të cilat hapen për t’u punësuar me inspektorë të rinj apo për ngritje në detyrë. Secili vend pune do ketë konkurrim, pjesë e këtyre komisioneve do të jetë Inspektorati qendror me inspektoratin përkatës vendor dhe kështu shmangim klientelizmin. do ketë kritere profesionale për t’u emëruar.
  • Një komision tjetër që krijohet është komisioni i ankimimit. Të gjitha ankimet të masave administrative që merren në trupat e inspektimit nga inspektorët e bnjë inspektorati qendror, do shqyrtohen në inspektoratin e përgjithshëm. Transparente, me dokumente, pesë anëtarë shqyrtojnë gjobën.
  • Ngritja e një komisioni  disipline, për çdo shkelje të disiplinës, të akteve abuzive, jo profesionale. Të gjitha shqyrtohen jashtë përplasjes që kanë brenda një trupe qendrore që ka bërë shkeljen, dalim në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Do bëjmë një revolucion, ku herën e parë, kur trupat e inspektimit vijnë për inspektim, trupat e inspektimit nuk vënë masë administrative. Masa administrative është paralajmërim. Nuk ka masë administrative, por lënie detyrash në bazë të gjetjeve që bëjnë inspektorët. Kjo mundet në raste shumë të veçanta, nëse ne shohim një situatë alarmante jashtë çdo procedure të ushtrimit të aktivitetit, do vendoset pezullimi deri në vetërregullim. Trupave të inspektimit do t’i lëmë shumë pak hapësirë për pezullim aktiviteteti. Ndërsa kur vihet herën e dytë mbi bazën e rekomandimeve të lëna dhe nuk janë përmirësuar, atëherë masa administrative do të jetë shumë e fortë.

Huazuar nga Javanews.al

Back to top button