Aktualitet dhe Lajme

Avokati i njohur: Po foli Durim Bami, Ilir Metën nuk e zë gjumi!

Share

Avokati Idajet Beqiri, në studion e emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH  deklaroi se arrestimi i Durim Bamit në Dubai e ka shqetësuar shumë Ilir Metën, aq sa nuk po e zë gjumi.

“Meta është në këtë situatë të rëndë se nuk ka hall vetëm ato palmat në Gjirin e Lalzit, por është i tmerruar edhe nga arrestimi i Durim Bamit në Dubai. Atij nuk ja merrte mëndja se Durim Bami do të ekstradohej. Kjo e ka tmerruar. Bami do flasë se do që ti shpëtoj burgimit të përjetshëm. Ndaj nuk e zë gjumi. Ngrihen pyetje për Metën në vrasjen e Aleksandër Ndokës. I është vënë gishti Ilir Metës për këtë ngjarje. Ai dridhet se do të dalin në radhë krimet që ka bërë. Kush dha urdhrin për vrasjen në Tropojë? Është sa të hapet loja. Vrasja e vëllezërve Haklaj, a ka qenë i përfshirë. Pa llogarit të vrarët të CEZ-DIA, te floriri etj. SPAK i vonon këto procese që kanë të bëjnë me krimet e rënda, për krimet që kanë bërë Berisha dhe Meta. Nëse SPAK ecën me Berishën dhe Metën do bëhet institucion i fuqishëm dhe do të hetojë imtësisht dhe këto çështjet e tjera që ka në dorë”, tha Beqiri.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button