Aktualitet dhe Lajme

Miley Cyrus: Arsyeja pse nuk kam miq të famshëm

Share

Miley Cyrus është në kërkim të “cilësisë, jo sasisë” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj me të famshëm.

Këngëtarja e “Flowers” zbuloi se nuk luan një rol “shumë aktiv” në qarqet e të famshmëve këto ditë në intervistën e saj të fundit me David Letterman në serinë e tij “My Next Guest Needs No Introduction”.

Unë nuk jam shumë aktive ose pjesë shumë aktive e komunitetit tim të artistëve të tjerë, argëtuesve dhe të famshmëve”, tha ajo teksa kujtoi fitimin dhe performancën e saj në Grammy 2024.

Thjesht nuk ndihem rehat me ta,  sikur jam me njerëzit e mi. Por ka disa artistë si Beyoncé –, ne e njohim njëra-tjetrën për një kohë të gjatë”, vazhdoi këngëtarja.

Kur bëhet fjalë për miqësinë e tyre sot, alumi i Disney Channel tha se gjithçka ka të bëjë me “mirësinë dhe qëndrueshmërinë”. “Pra, unë jam larg komunitetit tim , por, përsëri, gjithçka është cilësi, jo sasi. Nuk jam shumë aktive”, tha ajo.

Më vonë gjatë episodit, këngëtarja e “Wrecking Ball” foli gjithashtu për trashëgiminë e “narcisizmit” të saj nga babai i saj i famshëm, Billy Ray Cyrus, mes përçarjes së tyre të përfolur. Në podkastin e David Letterman “My Next Guest Needs No Introduction”, Miley foli për të atin, duke renditur edhe aspektet pozitive të personalitetit të tij.

Ai gjithashtu më mësoi që të jem me këmbë në tokë dhe që të jem e vërtetë. Gjithmonë ka bërë të njëjtën gjë, edhe pse ka qenë super i famshëm”, tha Miley. Ajo shtoi se gjatë fëmijërisë së saj, kanë folur për periudhat e vështira dhe sfidat që kanë përjetuar. “Por, kam pasur ushqim, dashuri, jam rritur në një shtëpi të bukur dhe të madh dhe im atë nuk i ka pasur të gjitha këto”, vijoi këngëtarja.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button