24 maji, Dita Botërore e Skizofrenisë

Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor.
Kjo sёmundje nёnkupton njohje të gabuar tё realitetit, si tё brendshёm dhe atё të jashtёm, gjatё tё cilit personi i prekur reagon nё mёnyrё qё dёmton jetёn e tij/saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit ёshtё thelbi i sёmundjes dhe qё manifestohet me çrregullimet e perceptimit, tё mendimit, emocioneve, tё folurit dhe aktivitetit fizik.
Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë.
Disa teori në lidhje me shkaktarin e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.
Skizofrenia prek rreth 0.3-0.7% të popullsisë së përgjithshme ose 21 milionë njerëz në mbarë botën (rreth një në çdo 285 njerëz).
Nëse se jeni duke u përballur me simptoma të cilat i takojnë kësaj sëmundje, apo edhe jeni i/e diagnostikuar, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist, në këtë rast psikiatrit.