Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në Greqi
Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.
Burri, 32-vjeçar ka vdekur menjëherë ndërsa gruaja e tij thuhet se është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi autori ka vepruar menjëherë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Ata po kërkojnë dhe po mbledhin pamje nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa po hetohet për të kaluarën e viktimës për të zbuluar nëse 32-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje personale dhe me kë, në Greqi apo në vendlindje. ©LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al