Aktualitet dhe Lajme
Atentat një çifti shqiptar në Greqi, plumbat i marrin jetën burrit ndërsa gruaja e plagosur rëndë
Një atentat i ka ndodhur një çifti shqiptar në Greqi mbrëmjen e sotme. Protothema shkruan se ngjarja mafjoze ndodhi pak para orës 22:00 në lagjen Bajron.
Sipas informacioneve të para, një burrë i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre. Burri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur rëndë. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.