Kryeministri Rama uron 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë

Share

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Kreu i shtetit vlerëson figurën e mësuesit dhe shpreh mirënjohje për çdo arsimtar në çdo krahinë të Shqipërisë, dhe të gjithë trojeve ku flitet shqip e diasporë.

Postimi:

“MIRË MËNGJES dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos së publikuar.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button