
Këtë të mërkurë, një aksident ka ndodhur në rrugën kryesore Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Makina ka përplasur këmbësorin në momentin kur ky i fundit, ka kaluar të kalojë rrugën dhe trafikndarësen.
Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka mundur të frenojë në kohë, por pa mundur të shmangë goditjen e këmbësorit.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reklama