fbpx
LOKALEPërditshmëriSport dhe Fitnes

Jo në bulevard por në stadium

Të gjithë në stadium te shtunën

Share

Të shtunën në 23.11.2019 zhvillohet takimi midis KF Korabi dhe KF Kastrioti në qytetin e Peshkopisë, takim i cili do të transmetohet Live nga Rtvsh!

Filizat e këtij rivaliteti nisin në sezonin 2015-2016 kur KF Korabi dhe KF Kastrioti konkuruan për tu ngjitur në Superiore.

Në 31 tetor 2015 Korabi dhe Kastrioti takohen për herë të parë në Peshkopi, takim ky i fituar nga Korabi vëndas me rezultatin minimal 1-0, me autor goli Sindrit Guri (76’).

Në 27 shkurt 2016 Korabi merr një pikë me vlera në Krujë edhe pse me një lojtar më pak.
Golin e kapitenit Krutan Alikaj (54’) e shfuqizoi Guri pak minuta më pas (61’).

Në 07.05.2016 situata arrin kulmin, Korabi renditet 3 pikë pas Kastriotit të vëndit të parë, në Peshkopi ka rekord kombëtar pjesëmarrje, mbi 10.000 tifozë në mbështetje të Korabit. Korabi nuk gabon, fiton sërish me golin e Gurit (70’) dhe parakalon Krutanët në renditje. Ai takim vendosi fatin e skuadrave dhe Korabi u ngjit në Kategorinë Superiore.

Pas 4 sezonesh Korabi dhe Kastrioti gjenden në të njejtën situatë, rivalizojnë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Të shtunën në Peshkopi Korabi pret Kastriotin për të zhvilluar takimin e fundit të fazës së parë. Një shansin i artë për të rimarrë vëndin e parë dhe pse jo të nisim shkëputjen nga ndjekësit!

I bëjmë thirrje publikut Dibran, të gjithë dashamirëve të Korabit, tifo-grup Arbërit, Sokolave dhe vëllezërve të Dibrës së madhe që të shtunën të mos bëjnë asnjë plan tjetër veçse të rishkruajmë historinë sëbashku në stadiumin e qytetit, Korabi ka nevojë për ju!
Sa më shumë share!

(Fotot ilustruese janë realizuar në datë 07.05.2016 në takimin Korabi 1-0 Kastrioti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button