PërditshmëriPersonalitete
Arkeologu i njohur dibran “Mjeshtër i Madh” Adem Bunguri
Adem Bunguri lindi në fshatin Grevë të Dibrës.
Shkollimet e para i mori në vendlindje. Gjimnazin në Peshkopi, 1969- 1973. Në vitin 1973-1977, mbaroi Universitetin në Shkodër.
Fillimisht mësues në Lurë, në Arrë -Mollë, dhe në Gurë Lurë. Në vitin 1982 mbaroj kursin e specializimit pasuniversitar.
Arkeologji, pranë Akademisë së Shkencave të Shqi- përisë, Tiranë.
Në vitin 1993, kërkues shkencor i Depertamentit të Prehistorisë në Istitutin e Arkeologjisë Tiranë. Në vitin 1984- 1986 ka mbaruar provimet universitare, (Arkeologji, histori e lashtë e Shqipërisë, fillozofi, Gjuhë e huaj anglisht.
Në vitin 1991 ka mbrojtur dizertacionin, për gradën Kandidat i Shkencave.Në vitin 1996 arinë të bëhet Doktor i Shkencave. Në vitin 2000;» Prof. assoc. dr».
Në vitin 2011 mer titullin «<Profesor» ose «Drejtues Kërkimesh». Sipas vlerësimit nga Akedemia e Shkencave e Shqipërisë: «<Adem Bunguri është studius aktiv dhe i suksesëshëm në arkeologjinë shqiptare. Vlerësohet për maturinë shkencore dhe për formulimin e përgjithësimeve të rëndësishme lidhur me protegjenezën e shqiptarëve dhe indoeuropjanizimin e rajonit. Adem Bunguri ka botuar mbi 60 artikuj shkencor në revista arkeologjike në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Gjermani Itali, Britani. Ka marë pjesë në disa kongrese ndërkombëtare të Arkeologjisë Prehistorike. Ka botuar 6 mononografi shkencore mbi prehistorinë e
Shqipërisë. Ka në proçes dy monografi të tjera mbi çështje të
ndryshme të arkeologjisë prehistorike. Është bashkëautor i vëllimeve i parë dhe i dytë të veprës Harta Arkeologjike e Kosovës (2006-2012).
Ka pregaditur për botim me përkujdesje shkencore veprën e plotë të Prof. Frano Prendit në tri vëllime (2008- 2018) si dhe monografi të Prof. Selim Islami (2013).interesat e ti shkencore janë përqëndruar në studimeve kulturës së epokës së Bronzit në Shqipëri Kosovë, të lidhur ngushtë me proçestet e formimimit etno-gjenetik të popullsisë ilire të Ballkanit Perëndimor.
Ka ndimuar në njohjen më të mirë të proçesteve të formimit të kulturës indo-europjane të Bronzit të Hershëm në këtë rajon. Është vlerësuar me çmim të parë>> Dea Der- dania (që jepet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës. Në vitin 2018 Arkeologu Adem Bunguri mbanë Titullin <<Mjeshtër i Madh». Në vitin 2023 zgjidhet Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe qytetar nderi i Peshkopisë.