Personalitete

Ndahet nga jeta dibrani i njohur Bashkim Dumani

Share
Bashkim Dumáni (dtl.  20.03.2025) u lind më 16.06.1950 në fshatin Stushaj të Grykës së Vogël në Dibër.
  • Gjatë viteve 1956 – 1963 kreu ciklin shkollor 7 – vjeçar në shkollën “Veli Koleci” në vendlindje.
  • Gjatë viteve 1963 – 1969 kreu ciklin e mesëm shkollor në Shkollën e Mesme Teknologjike Tiranë, dega Teknologji Ushqimore, diplomuar “teknolog i mesëm”.
  • Gjatë viteve 1969 – 1970 mbajti detyrën “specialist” në Sektorin e Prodhimit të Distilateve të Alkoolit e Esencave në Ndërmarrjen Industriale Ushqimore në Peshkopi.
  • Prodhoi verën “Merlot”, e cila fiton medalje ari në Konkursin Kombëtar të Verërave të mbajtur më 1970 në Tiranë nga Ministria e Ushqimit dhe Bujqësisë. Po këtë vit fiton medalje ari edhe në Konkursin Ndërkombëtar të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.
  • Gjatë dhjetor 1970 – dhjetor 1972 kreu shërbimin ushtarak në Repartin e Kundërajrorëve në fshatin Zvërnec të Nartës, në rrethin e Vlorës.
  • Gjatë viteve 1973 – 1979 mbajti detyrën “specialist” në Ndërmarrjen Industriale Ushqimore në Peshkopi dhe më pas detyrën “kontrollor cilësie” i Sektorit të Prodhimit të Distilateve të Alkoolit dhe Esencave deri dhe “drejtor” i kësaj ndërmarrjeje.
  • Gjatë viteve 1979 – 1983 mban detyrën “specialist” në Sektorin e verës, pijeve alkoolike, pijeve freskuese, birrës në Institutin e Kërkimeve të Ushqimit pranë Ministrisë së Industrisë Tiranë, në fushën e kërkimeve, projektimeve e përmirësimit të nevojshëm të teknologjisë së prodhimit për realizimin e prodhimeve me cilësi të lartë.
  • Gjatë viteve 1980 – 1983 mori pjesë në grupin për studimin dhe projektimin e Fabrikës së Pijeve Alkoolike Peshkopi dhe të 12 fabrikave të tjera në vend, të zbatuara gjatë viteve 1982 – 1988.
  • Gjatë viteve 1983 – 1991 mbajti detyrën “kontrollor cilësie (kualiteti) e sasie (kuantiteti)” i prodhimit të konjakut, pijeve alkoolike, pijeve freskuese, esencave për industrinë ushqimore, lëngjeve të frutave, verërave e distilateve të alkoolit të prodhuara në Kombinatin Ushqimor “Ali Kelmendi” në Tiranë.
  • Gjatë viteve 1985 – 1989 kreu Studimet Pasuniversitare (SPU) pa shkëputje nga puna dhe diplomohet me mbrojtje teme.
  • Gjatë viteve 1985 – 1990 kreu studimet e larta në Universitetin “Enver Hoxha” Tiranë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Dega Industri Ushqimore. Mbron temën dhe laureohet në fushën e Enologjisë. Fiton titullin “kimist – biolog”.
  • Gjatë viteve 1989 – 1990 jep provime për kualifikimin dhe marrjen e titullit “kandidat i Shkencave”. Pasi merr provimin e Ekonomisë Politike, fillon përgatitjet për dhënien e provimit të Kimisë Ushqimore, por i ndërpret për shkak të zhvillimeve politike në 1990.
  • Gjatë viteve 1992 – 1995 mbajti detyrën “kryekontrollor” në Qendrën e Referencës dhe Kontrollit Ushqimor në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit për prodhimet ushqimore dhe farmaceutike të prodhuara në vend për konsum në tregun e brendshëm e për eksportsi dhe për produktet e importit.
  • Gjatë viteve 1993 – 1995 ishte sekretar i përgjithshëm i Bordit Kombëtar të Kontrollit të Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
  • Gjatë viteve 1994 – 1995 mbajti detyrën “drejtor” i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare pranë Ministrisë së Financave.
  • Gjatë viteve 1994 – 1997 ishte përfaqësues zyrtar i Shqipërisë në Komunitetin Europian me seli në Bruksel dhe pranë Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) me seli në qytetin e Romës. Ishte anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Kërkimeve të Ushqimit në Ministrinë e Ushqimit dhe Bujqësisë në Tiranë.
  • Gjatë viteve 1995 – 1998 mbajti detyrën “Zv. Drejtor i Përgjithshëm dhe Shef i Departamentit Teknik” në Drejtorinë e Përgjithshme të Ushqimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, Mbrojtjes së Konsumatorit e më pas “Drejtor i Përgjithshëm” i Drejtorisë së Kontrollit të Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
  • Gjatë viteve 1998 – 2000 bashkëpunoi me ekspertë italianë në fushën e prodhimit të produkteve ushqimore të gatshme në Romë, Itali.
  • Gjatë viteve 2000 – 2003 bashkëpunoi në fushën e prodhimit të Litografisë “Multiprint”, Romë.
  • Gjatë viteve 2003 – 2010 bashkëpunoi në programimin, prodhimin, montimin e testimin e aparaturave elektronike digitale për përdorim në industri, Vjenë – Austri.
  • U martua me Adrianën, e bija e Urhan Abdurrahman Dibrës nga qyteti i Tiranës dhe u trashëgua nga dy bija, Aida dhe Ema.
Back to top button