Gazetarët në takim me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues i Parë Artion Duka
Gazetarët në takim me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues i Parë Artion Duka
Sot, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të mediave lokale dhe Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues i Parë Artion Duka. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë publike në rajon, forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe planet për përballimin e sfidave kryesore.
Drejtues i Parë Duka theksoi rëndësinë e transparencës dhe rolit të mediave në informimin e qytetarëve mbi nismat dhe masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë dhe rendin. Ai ndau prioritetet e policisë për rritjen e efektivitetit në shërbim dhe përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin.
Nga ana tjetër, gazetarët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar si urë komunikimi mes policisë dhe qytetarëve, duke kontribuar në adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe promovimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.
Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe synon të forcojë lidhjet ndërmjet Policisë dhe publikut përmes një komunikimi të hapur dhe të vazhdueshëm.