Aktualitet dhe Lajme
37-vjeçari korçar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Ksamil
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil.
Në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë një 37-vjeçar.
Policia njofton se rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com