Aktualitet dhe Lajme

3 HERË KRYEMINISTËR/ Përfundojnë zgjedhjet në Indi, fiton sërsh Narendra Modi

Share

Kryeministri Narendra Modi fitoi mandatin e tretë në krye të Indisë, megjithatë rezultatet ishin shumë më të ulëta se pritshmëria.

Komisioni Zgjedhor njoftoi këtë të mërkurë se aleanca që ai drejton fitoi 294 vende, më shumë se 272 vende të nevojshme për të siguruar një shumicë, por shumë më pak nga sa ishte parashikuar.

Ndërsa koalicioni opozitar INDIA fitoi gjithsej 232 vende, por nuk e ka pranuar humbjen dhe pritet më tej vendimi për hapat që do të ndërmarrë.

“Fitorja e sotme është fitorja e demokracisë më të madhe në botë”, u shpreh Modi në fjalimin e parë pas zgjedhjeve të përgjithshme, duke shtuar se votuesit indianë kishin treguar besim të madh si në partinë e tij, ashtu edhe në koalicionin e Aleancës Demokratike Kombëtare.

Kritikët e vlerësojnë si tronditje politike për 73-vjeçarin faktin që do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera, pasi kishte shpresuar për fitore dërrmuese. Gjatë fushatës ai kishte premtuar se mund të siguronte 370 vende.

Zgjedhjet më të mëdha në botë u mbajtën në 7 faza përgjatë 6 javëve, me gati një miliard njerëz të regjistruar për të votuar.!

Modi është i dyti udhëheqës Indian që mban pushtetin për një mandat të tretë, teksa Shtëpia e Bardhë përgëzoi vendin për procesin e gjallë demokratik.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button