Aktualitet dhe Lajme

2 barazime dhe po kaq humbje në 4 ndeshje, Tirana rrezikon “Final Four”

Share

Tirana këtë sezon është shumë larg pritshmërive. Bardheblutë kanë treguar shumë oshilacione dhe mesa duket nuk po gjejnë qetësi as me Erbin Fagun.

Kryeqytetasit në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 2 pikë duke zbritur kështu në klasifikim. Aktualisht mbajnë vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit me 35 pikë, 2 më pak se Skënderbeu që ndodhet në vendin e 4-të, pozicion që të dërgon në “Final – Four”.

Bardheblutë rrezikojnë tashmë seriozisht top-4 pasi Dinamo dhe Skënderbeu janë më lart në klasifikim dhe aktualisht po bëjnë paraqitje më të mira se ekipi i Fagut. Kujtojmë se ky i fundit ende nujk ka mundur të provojë shijen e fitoren në krye të Tiranës.

Dueli i radhës për bardheblutë do të jetë ndaj Egnatias kryesuese në kryeqytet, takim që është i vlefshëm për javën e 27-të. Kjo përballje do të luhet më 11 mars në orën 17:00. /newsport.al/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button