Aktualitet dhe Lajme

19-vjeçarja vrau dhe e groposi babain në oborr, flasin të afërmit: Jemi të tronditur

Share

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë të atin dhe e ka varrosur me pas në oborrin e banesës, është ende e paqartë, ndërsa vetë vajza ka deklaruar në Polici se e ka vrarë të atin, pasi ai e detyronte që të fejohej pa dëshirë.

Familjarët thonë se janë shumë të tronditur dhe se nuk dinin asgjë.

“Nuk di asgjë. Jam shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit të njoftojmë njëri-tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.

“Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit”, tha një tjetër i afërm.

Hygerta Meta 19-vjeç, dyshohet se ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.

19-vjeçarja rezulton studente në Universitetin e Tiranës për degën e menxhim biznesit.

Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu, ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit.

Gjithashtu, 19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e babait të saj në zonën e plazhit në Durrës.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimë, por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.

Babai Pëllumb Meta punonte si roje. Burime bëjnë me dije se policia e Durrësit, po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

Motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që ata kanë patur.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button