Aktualitet dhe Lajme

ZYRTARE/ Vetëm 5.8 milionë euro, portieri spanjoll i bashkohet Arsenal

Share

Kepa Arrizabalaga është futbollisti më i ri i Arsenal. Pasi mbylli huazimin te Bournemouth, portieri spanjoll u largua dhe nga Chelsea, klub i cili zotëronte kartonin e 30-vjeçarit.

Ditën e sotme, Kepa është prezantuar si futbollist i “Topçinjve”, me të cilët ka firmosur kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. Ndërkohë që klubi londinez shpenzoi për të vetëm 5.8 milionë euro.

Pavarësisht se vitet e fundit rendimenti i tij ra, 30-vjeçari ka një karrierë të pasur. Ai ka luajtur për ekipe të njohura si Chelsea, Real Madrid dhe Athletic Bilbao.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button