Aktualitet dhe Lajme

Zyrtare, Kylian Mbappe largohet nga PSG (VIDEO)

Share

Kylian Mbappé largohet nga PSG. Vendimi ka ardhur pas 7 vitesh duke qenë pjesë e klubit. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Kylian. Doja të flisja me ju, gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha dhe erdhi. Aventura ime në Paris Saint-Germain. Aventura ime me PSG do të marrë fund pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën. Është shumë emocion, shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez, një prej më të mirëve në botë që më lejoi të rritem këtu, të kem përvojën time të parë në një klub me shumë presion, për t’u rritur si lojtar sigurisht, duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa prej kampionëve më të mëdhenj, për të takuar shumë njerëz, për t’u rritur si njeri me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. (…) Është e vështirë dhe nuk e kam menduar kurrë se do të ishte kaq e vështirë të njoftoja se, të largohesha nga vendi im, Franca, Ligue 1, një kampionat që e kam njohur gjithmonë, por mendoj se më duhej kjo, një sfidë e re, pas shtatë vitesh”, ka thënë Mbappe në videon e lamtumirës.

PSG do të përballet me Toulouse në Parcs des Princes të dielën, që do të jetë ndeshja e fundit e Mbappe në shtëpi. Ndeshja e tij e fundit për klubin është planifikuar të jetë finalja e Kupës së Francës kundër Lyon më 15 maj.

E ardhmja e Mbappé është jo e qartë, teksa zëra të shumtë flasin se shumë shpejt do të luajë me fanellën e Real Madrid.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button