Aktualitet dhe LajmeHistori dhe TregimePërditshmëriThenje dhe aforizma

Zgjuarsia, trimëria, besa dhe bujaria në Dibër

Share
Zgjuarsia:
I zgjuar është ai që di ta dallojë hasmin midis miqve.
I zgjuari ia liron rrugën budallait.
I zgjuari lufton dhe shpëton.
I zgjuar është ai që di dhe pyet.
I zgjuari anjëherë nuk e quan veten më të zgjuar se të tjerët.
Trimëria:
Trimëria matet me zemër e jo me forcë.
Trimi dhe të fal, dhe të vret.
Trimi respekton edhe hasmin.
Trim është ai që frenon veset e veta.
Trimi vdes vetëm një herë.
BESA:
Besa është më e fortë se çeliku.
Besa e dhënë, puna e bërë.
Besëthyeri është më i keqi i të këqinjve.
Besa nuk duhet dhënë pa qenë i sigurt se kur të jesh keq, për ta mbajtur.
Kush ka besë, nuk është fukara.
BUJARIA:
Bujar pa sofer e trim pa pushkë nuk ka.
Bujarit i ka më lezet buka me kripë, pasanikut buka m
mjaltë.
Bujaria të shpenzon, por zërin e mirë ta nxjerr.
Bujarit që jep, Zoti e mbush opet.

Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve
Back to top button