Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
📌Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
Për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie.
Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
🕒Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
✅Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
🟢 Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
🚨Gatishmëri për garantimin e sigurisë
Policia e Beratit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.