Aktualitet dhe Lajme
Zgjedhjet e 14 majit/ KAS vendos që të hapen 5 kuti votimi në bashkinë e Pukës
KAS ka vendosur hapjen dhe numërimin e 5 kutive për Këshillin Bashkiak në Pukë.
Ka qenë Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë që ka kërkuar që të rinumurohen kutitë në bashkinë e Pukës për Këshillin Bashkiak.
“Shqyrtimi kërkesës ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 260, datë 16.05.2023 të KZAZ nr. 07, Bashkia Pukë, “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Pukë”, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme”, thuhet në njoftim.