Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majt, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian ikën nga koalicioni me Berishën

Share

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski është larguar nga nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës.

“Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski”, thuhet ne kerkesen e kreut te kesaj partie, drejtuar Celibashit..




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button