Aktualitet dhe Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë

Ditën e sotme, kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier, ka mbërritur në Tiranë.
Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm.