Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Zenel Hoxha, aktivisti dibran sot diplomat publik

Share

 

Zenel Hoxha është një aktivist, diplomat publik, filantrop dhe biznesmen shqiptaro-britanik. Aktualisht ai shërben si President i Dhomës Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë dhe si President i Unionit Anglishtfolës në Shqipëri.

Në Britani dhe Europë, Hoxha është një mbrojtës i interesave të Shqipërisë e Kosovës dhe aktivist i çështjeve që prekin drejtpërdrejtë shqiptarët në Ballkan dhe në diasporë.

Si lider i Dhomës Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e kontakteve ndërmjet bizneseve britanike dhe atyre shqiptare, ardhjen e investimeve të huaja në Shqipëri nëpërmjet programeve promovuese strategjike, si dhe në lehtësimin e mundësive të biznesit në fushën e agrikulturës, tekstileve, digjitalizimit, sektorit minerar dhe të naftës, aviacionit.

Nën lidershipin e Hoxhës, Dhoma Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrisë lançoi në Shqipëri një projekt madhor në Shqipëri të mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) për të adresuar papunësinë e të rinjve në nivel kombëtar.

Përtej aktivitetit në fushën e ekonomisë dhe biznesit, Hoxha ka kontribuar në forcimin e lidhjeve zyrtare dhe informale ndërmjet përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe vendimmarrësve të rëndësishëm britanikë, duke përfshirë anëtarë të Dhomës së Lordëve, Dhomës së Deputetëve, si dhe përfaqësues të lartë të administratës. Hoxha ka miqësi personale me Lord Ëatson, i cili është dhe Patron i Dhomës Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrisë, Lord Ëalker, Lord Bifen, Lord Dear, Lord Maclennan, e të tjerë, të cilët janë angazhuar në çështjet e shqiptarëve.

Në Londër, Hoxha ka qënë i pranishëm në media të rëndësishme, duke përfshirë BBC dhe CNN, për të ofruar perspektivën e tij në çështjet që lidhen me shqiptarët dhe me Ballkanin. Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Hoxha mobilizoi komunitetin shqiptar në Britani dhe themeloi Komitetin për Krizën në Kosovë, një organ që loboi fuqimisht për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe mbështeti përpjekjet për çlirim dhe pavarësi.

Hoxha është themelues dhe President i degës në Shqipëri të Unionit Anglishtfolës (English-Speaking Union), një organizatë nën patronazhin e Shkëlqesisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Nën drejtimin e Unionit Anglishtfolës, Hoxha ka promovuar gjuhën angleze në Shqipëri dhe ka kontribuar me propozime inovatore dhe ambicioze në fushën e arsimit.

Përtej aktivizmit në çështjen shqiptare dhe në lidhje me Ballkanin, Zenel Hoxha ka qënë i përfshirë në iniciativa të ndryshme të diplomacisë publike. Prej vitit 2016, ai është përzgjedhur dhe ka shërbyer si Konsull Nderi i Republikës së Afrikës së Jugut në Shqipëri, duke u angazhuar në rritjen e shkëmbimeve diplomatike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë me një nga vendet më të rëndësishme të kontinentit afrikan.

Për angazhimin e tij publik dhe kontributin në promovimin e Shqipërisë në botë, Hoxha është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ai gjithashtu ka marrë vlerësimin “Nderi i Qytetit” nga qyteti i Dibrës, vendlindja e tij.

Back to top button