Aktualitet dhe Lajme

Zbulohen armatime në veri, ministri i Brendshëm Sveçla në konferencë të jashtëzakonshme

Share

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të madh në veri të Mitrovicës ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe armatimesh. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, zyrtarët e lartë të policisë kanë bërë të ditur se këto janë planet ogurzeza të Serbisë.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Sveçla tha se ky arsenal është mbetje e armatimit të grupeve terroriste nga Radoiçiç të dirigjuara nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Është depoja e pestë që brenda vitit që ne kemi zbuluar dhe është edhe një dëshmi e përfshirjes direkte e shtetit të Serbisë në tendencën për të destabilizuar Kosovën me qëllim okupimin e saj, ose pjesë të saj”.

Sipas tij “ka të dyshuar të tjerë për të cilët drejtori do t’ju flasë. Këto janë planet ogurzeza të Serbisë. Ne nuk do të ndalemi për të ofruar siguri qetësi dhe stabilitet qoftë për qytetaret tanë dhe sovranitet dhe integritet territorial për Kosovën. Patjetër të gjithë ata që janë përfshirë në akte dhune, akte terorrizmi ata të cilët cenojnë rendin kushtetues dhe integritetin territorial shkelin ligjin të gjithë do të vihen para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar sigurisë së Kosovë”.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button