Aktualitet dhe Lajme
Zbardhet dëshmia e portugezit Ruben Saraiva: Nuk kam lidhje me ekzekutimin
Portugezi Ruben Saraiva para gjykatës së Lezhës ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, vitin e kaluar.
Ai është shprehur se nuk ka lidhje me ekzekutimin dhe se në Shqipëri ishte për pushime.
“Akuzat i kam marrë vesh nga mediat”, ka deklaruar i akuzuari, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.