Aktualitet dhe Lajme

Zbardhen vendimet e Kryesisë/ Basha thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohen dy hetimet parlamentare në shtator

Share

as rreth një 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD. Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore;  Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;  Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Mësohet se përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Sipas tij, shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

 

 

1-Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.


Huazuar nga Start News

Back to top button