Ylli Manjani replikon me Leka Bungon: Zinxhirin e pantallonave e mbyll gjithmonë, e keni kthyer RTSH-në në bunga-bunga. Me aq lekë sa harxhoni, do kishit marrë Angelina Jolie aty për ereksion
Nga Ylli Manjani
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, mbi një mendim që kam ndarë në FB për RTSH e falenderoj.
Mesa duket paskam goditur bash në shenjë.
Nuk do ti përgjigjem me gjuhën e tij, pra të ekspertit të haleve. Nuk do ta bëj për dy arsye, së pari mosha e thyer e Tij dhe së dyti, çka është më e rëndësishme për mua, kam ngrënë bukë dikur në shtëpinë e Tij. Nuk më shkon mua përmbysja e kupës.
Sidoqoftë, dy fjalë dua ti them.
Së pari unë nuk e di ç’ndodh me dyert e haleve ku, me nder jush, kryej nevojat. Por një gjë e di mirë, se zinxhirin e pantallonave sigurohem që ta mbyll, pasi jam tepër i sigurtë që kam hedhur edhe pikën e fundit të hallit njerëzor në hale, jo në pantallona.
Ndaj nëse Leka ka shqetësime me ndonjë derë haleje që është hapur, i lutem ta mbyllë. Ta mbyllë derën dhe zinxhirin.
Kur s’ke punë do luash derën.
Së dyti, nuk kam botuar askund asnjë shkrim, përveç se në FB tim, ku nuk kam asnjë titull me bordello, siç përgjigjet Leka.
Nuk jam as ekspert bordellosh, me thënë të drejtën. Ndoshta është Leka. Kam parë një video ku një ish miku im e gradoi madje si ekspert bordelloje. Ndaj nuk çuditem mbi dijet e zotit Lekë në këtë sektor.
Së treti, quhem Ylli Manjani dhe nuk kam asnjë emër apo mbiemër tjetër.
Nëse do kishte një lakim real emrash këtu, ai do ishte emri i Lekë Bungos, sepse institucioni që Ai drejton është në fakt vend për bunga-bunga. Një biçim bordello, dmth.
Së katërti, imazhin dhe përbaltjen ja kanë bërë vetë vetes skandalet seksuale të njëpasnjëshme, jo unë.
Dhe a e dini çfarë, ata janë shpërdorues detyre se me aq lekë sa ndajnë për punë seksi aty brenda në Bunga- bunga RTSH, mund të kishin marrë Angjelina Zholinë dhe do kishin sukses edhe në emision edhe në ereksion.
Dhe sdo i ndjehej zëri gojës asaj, jo më të ankohej me memo. Edhe populli do i paguante më me qejf ato taksa.
Win-win dmth.
Por edhe bunga-bunga si prodhim shqiptar pa audiencë doli dështim.
Së pesti, sa për atë pjesën se çka dalë nga ai institucion, gjykoj se muzeu është vendi ku trajtohen këto gjera.
Së gjashti, Leka nuk mund të përdorë shkrime, aq më pak fyerje, kundër meje për të rregulluar biografinë e Tij të lodhur në qeveri.
Së fundi, sa i takon insinuatës mbi një ministër që na qenka akuzuar, e kam dëgjuar dhe trajtuar rregullisht në halenë time të disa mëngjeseve.
Nëse kisha ndonjë dyshim që ai televizion mund të shpëtonte disi, tani kam bindjen se mbyllja është detyrim.
Nuk mund të paguajmë pafundësisht për bunga-bunga.
Huazuar nga skaproblem.al