Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Whatsapp del jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

Share

Aplikacioni Whasapp ka dalë jashtë funksioni. Mijëra përdorues kanë raportuar se kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.

Aplikacioni Whatsapp ka dalë jashtë funksioni. Mijëra përdorues kanë raportuar se kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.

Shërbimet e WhatsApp në pronësi të Meta thuhet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme.Ndërsa nuk ka asnjë reagim nga WhatsApp.

Nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve. Problemi sot ka qenë vetëm në një pjesë të kufizuar të përdoruesve, të cilët kanë mundur të gjejnë ngushëllim në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook, në pronësi të Metës.

Por vitin e kaluar, gjithashtu në tetor, një ndërprerje totale errësoi sistemet e të tre rrjeteve sociale në të njëjtën kohë, duke i çuar jo vetëm platformat në një skandal, por mbi të gjitha përdoruesit që i përdorin ato. Serverët në pronësi të Zuckerberg ishin “blackout” të gjithë së bashku rreth orës 17:30 të datës 4 tetor, për t’u rikthyer vetëm disa orë më vonë.

Pothuajse të gjithë e përdorin WhatsApp, por jo të gjithë i dinë të gjitha sekretet e tij. Edhe nëse e përdorni atë çdo ditë, ka shumë gjasa që mos t’i njihni të gjitha veçoritë e tij.

I tillë është edhe opsioni ‘V’ që tregon nëse mesazhi është lexuar ose jo. Pikërisht ekziston edhe mundësia që ky opsionin të hiqet. Tashmë nuk keni pse ‘injoroni’ dike duke e parë mesazhin dhe mos i kthyer përgjigje, pasi ekziston një mënyrë përmes së cilës mund t’i lexoni mesazhet pa këto shenja të kaltra që shfaqen në ekranin e mikut tuaj.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke i hequr këto shenja. Thjesht shkoni në Settings > Account > Privacy > Read Receipts dhe hiqeni ‘tikun’ nga kutia.
Megjithatë, duke e bërë këtë, duhet ta dini se edhe ju do e humbni aftësinë për të parë nëse mesazhet tuaja janë lexuar./lajmifundit.al/

 

Një kafe nga ju!

Back to top button