Aktualitet dhe Lajme

Vuçiç në pritje të takimit me Trump! Plan masash me Rusinë kundër Kosovës? Çfarë “bekimi” pret Presidenti i Serbisë?

Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se është përgatitur mirë për takimin e shumëkërkuar me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Vuçiç ka deklaruar se ndodhet në SHBA në pritje të një bisede me Trump ndërsa ka treguar se është konsultuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe hungarezin Victor Orban për takimin.

“Këta njerëz kanë shumë më tepër përvojë në bisedat me Trumpin. E kam parë tri herë në jetën time; kam folur dy herë me të.

Më thanë se është gjithmonë më mirë të flasësh me të në Mar-a-Lago sesa në Uashington. Kudo që flas me të, ai është Presidenti i Amerikës dhe ajo që është e rëndësishme për mua është se cilat tema do të ngre dhe çfarë do të jem në gjendje të bëj”.-tha Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më parë se do të kërkojë bekimin e Trump për të vizituar Putinin në Moskë më 9 maj, dhe se do të trajtojë gjithashtu çështjen e Kosovës.

Disa analistë shprehen se Vuçiç dëshiron të vizitojë Moskën për një plan masash kundër Kosovës, dhe për këtë i duhet ndihma e Rusisë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button