Aktualitet dhe Lajme

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Share

Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur, Naun Shundi.

Aktori nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër.

Aktori u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë, siç edhe njoftoi më herët.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button