Vritet me armë zjarri në Parlament deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë

Share

Një ligjvënës në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje në ndërtesën e parlamentit, tha shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit.

Ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e parlamentit, tha zyra e shtypit në një postim në Telegram. Një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.

Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për të shtënat, dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

The post Vritet me armë zjarri në Parlament deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button